Dilema Sociale | Top Albania Radio-logo

Dilema Sociale | Top Albania Radio

News & Politics Podcasts

Mëdyshjet shoqërore të kohërave që jetojmë, nga Eno Popi. Pas muajsh shkëputjeje nga Ekrani dhe Radio, Eno Popi rikthehet me një program introvert i cili do t’ju bëjë të mendoni e njëkohësisht do ti japë përgjigje pyetje që ju mundojnë në shekullin e ri. Ndikimi i rrjeteve sociale, a mund të kemi më familje të mëdha, Fake News-i, pasiguritë kohërave të pandemisë dhe të tjera tema me të ftuar personalitete të jetës së artit dhe dijes në Shqipëri.

Mëdyshjet shoqërore të kohërave që jetojmë, nga Eno Popi. Pas muajsh shkëputjeje nga Ekrani dhe Radio, Eno Popi rikthehet me një program introvert i cili do t’ju bëjë të mendoni e njëkohësisht do ti japë përgjigje pyetje që ju mundojnë në shekullin e ri. Ndikimi i rrjeteve sociale, a mund të kemi më familje të mëdha, Fake News-i, pasiguritë kohërave të pandemisë dhe të tjera tema me të ftuar personalitete të jetës së artit dhe dijes në Shqipëri.

Location:

Albania

Description:

Mëdyshjet shoqërore të kohërave që jetojmë, nga Eno Popi. Pas muajsh shkëputjeje nga Ekrani dhe Radio, Eno Popi rikthehet me një program introvert i cili do t’ju bëjë të mendoni e njëkohësisht do ti japë përgjigje pyetje që ju mundojnë në shekullin e ri. Ndikimi i rrjeteve sociale, a mund të kemi më familje të mëdha, Fake News-i, pasiguritë kohërave të pandemisë dhe të tjera tema me të ftuar personalitete të jetës së artit dhe dijes në Shqipëri.

Language:

Albanian


Episodes

“Best of” – Dilema Sociale, Part 2

6/4/2021
Pjesa e dytë e episodeve më të bukura, temat më pikante dhe disa nga të ftuarit që kanë qenë pjesë e sezonit të parë të “Dilema Sociale”.

Duration:01:09:25

“Best of” – Dilema Sociale

5/31/2021
Në përfundim të sezonit të parë të “Dilema Sociale” kemi përzgjedhur për ju disa nga episodet më të bukura, me temat më pikante dhe të ftuar që nuk kanë ngurruar të flasin pa filtra para mikrofonit të TAR.

Duration:00:50:27

Edi Manushi: “Rrugët e mia me Edi Ramën u ndanë kur nuk i ktheja përgjigje në 3 të natës”

5/24/2021
Edi Manushi ka folur për “Dilema Sociale” në “Top Albania Radio” dhe për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama. Autori dhe moderatori i “E Diell”, i cili dikur ka punuar me kryeministrin ka zbuluar detaje sesi përfundoi bashkëpunimi i tij me të.

Duration:00:48:17

Ipeshkvi Dom Gjergj Meta: “Koncepti im për bamirësinë është ndryshe nga ai i Elvis Naçit”

5/21/2021
Prifti katolik Dom Gjergj Meta i ftuar në “Dilema Sociale” është pyetur dhe për përfitimet personale të misionarëve fetarë duke shfrytëzuar pozicionin e tyre. Ndër “personazhet” fetarë që është mjaft i njohur dhe i diskutuar në publik është edhe Imami Elvis Naçi.

Duration:00:53:51

Marsela Çibukaj zbulon arsyen pse u eliminua nga “The Voice of Italy”…

5/14/2021
Eftuar këtë të enjte në “Dilema Sociale” nën moderimin e Eno Popit ishte këngëtarja shumë e dashur për publikun Marsela Çibukaj. Ajo ndër të tjera foli për karrierën e saj muzikore dhe konkurset në të cilat ka marrë pjesë. Marsela u shpreh për pjesëmarrjen e saj në “The Voice of Albania” si dhe fituesen Rina Bilurdagu.

Duration:00:52:10

Përse askush nuk po flet për taksën e dypunësimit?!

5/10/2021
Një dilemë vërtetë e madhe është ajo e taksës së dyfishtë që prek të gjithë ata që kanë dy apo më shumë punë. Cila është problematika më e madhe që sjell kjo taksë dhe a mund të hiqet?!

Duration:00:52:04

Sezoni “i sajuar” i pushimeve verore!

5/7/2021
Si do te organizohen pushimet verore kete vit ? Nga vera e “djegur” nje vit me pare prej pandemise tek kufizimet e levizjet per Shqiptaret kete sezon. Shqiperia ka shancet te rrise potencialin e turizmit te brendshem, maksimumi me shtetas te Kosoves dhe Maqedonise.

Duration:00:58:17

Blendi Salaj: “Mazhoranca është e lodhur, e korruptuar, e vonuar…”

5/4/2021
Gazetari dhe analisti Blendi Salaj ishte i ftuar këtë të shtunë në “Dilema Sociale” nën moderimin e Eno Popit. Blendi bëri një analizë mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku ndër të tjera zbuloi edhe arsyen pse Partia Demokratike i humbi ato. Ai tregoi për rëndësinë e parave në një fushatë elektorale. Një shembull që ai mori ishte Agron Shehaj, për të cilin Blendi u shpreh se është një njeri i pasur, i cili i ka fituar paratë në mënyrë të ndershme. Sipas tij, Shehaj ka besueshmëri te...

Duration:01:01:31

Soni Malaj rrëfen për ‘rilidhjen’ me Flori Mumajesin…

4/30/2021
Soni Malaj është një nga këngëtaret më të talentuara në Shqipëri, ku ka publikuar 4 albume të suksesshme me këngë të cilat janë kthyer në hite, është fituese e shumë çmimeve në “Këngën Magjike” duke iu afruar shumë finishit. Për të zbuluar më shumë detaje rreth karrierës së saj artistike, Soni Malaj ishte e ftuar në emisionin “Dilema Sociale” në Top Albania Radio të moderuar nga Eno Popi. Soni rrëfeu për këngën e saj më të re “Versioni im”, pjesë e “Këngës Magjike 2021”. Ajo u shpreh se ky...

Duration:00:58:24

A duhet t’u besojmë sondazheve të zgjedhjeve elektorale?!

4/23/2021
Një tjetër dilemë kjo që na shoqëron vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. A duhet apo jo t’u besojmë sondazheve të shumta zgjedhore. Të ftuar në studio dhe biseda mjaft interesante me Eno Popin, Denis Dyrnjanë dhe Koloreto Cukalin.

Duration:00:55:25

“Portokallia”, ‘mollë sherri’ mes Fjoralbës dhe Nevinës?! Fjoralba zbulon të vërtetën!

4/19/2021
Fjoralba Ponari është një ndër këngëtaret dhe moderatoret shumë të dashura për publikun, por ajo gjithashtu është dhe një stomatologe shumë e zonja. Ajo ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në programin “Dilema Sociale” në Top Albania Radio me Eno Popin, për të folur rreth rrugëtimit të karrierës së saj nga “The Voice of Albania” tek projekte të mëdha siç është edhe dalja e saj e fundit në programin e humorit “Portokalli”. Eno Popi Fjoralba Ponari Wizii Dj

Duration:00:45:08

Konflikte në numërimin e votave?! Celibashi: Do të përpiqemi ta bëjmë mirë detyrën e ‘edukatorit’

4/16/2021
Mbrëmjen e kaluar në “Dilema Sociale” me Eno Popin u fol për zgjedhjet e 25 prillit dhe rëndësinë e numërimit të votave por të gjithë procesit në tërësi.

Duration:00:50:58

Andi Lila: “Nëse Basha nuk mban premtimet, do t’i thyejmë xhamat e Kryeministrisë”

4/12/2021
Andi Lila është një nga futbollistët më të dashur shqiptar i cili mbrëmjen e kaluar ishte i ftuar në programin “Dilema Sociale” në Top Albania Radio. Në çdo puntatë moderatori, Eno Popi ka për synim të zbulojë dilemën e gjithkujt, nga shëndetësia, artistët, aktorët, muzika, politika, apo deri edhe tek sportistët. Por jo pa qëllim, Eno zgjodhi Andi Lilën në këtë episod, për shkak se ndodhemi në prag të zgjedhjeve.

Duration:01:05:03

A duhet të jetë e detyrueshme vaksina anti-COVID për fëmijët?!

4/9/2021
Tashmë jo vetëm “Moderna” por edhe kompani të tjera që prodhojnë vaksina si “AstraZeneca” kanë nisur testimet tek fëmijët. I ftuar sot në “Dilema Sociale” me Eno Popin ishte mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti që diskutoi më tepër rreth kësaj çështjeje duke treguar se cila është qasja e shqiptarëve.

Duration:00:53:45

Humori politik në qendër të vëmendjes së aktorëve shqiptarë

4/5/2021
Duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, në fokus nuk janë vetëm fushatat elektorale por edhe si trajtohen figurat e shquara të politikës në spektaklet e humorit

Duration:00:56:22

Të gënjesh, si “job description” për politikanët shqiptarë!?

4/2/2021
Siç i takon 1 prillit, në këtë episod të Dilema Sociale u morëm pak me gënjeshtrat por jo ato të zaknshmet apo gënjeshtrat e bardha siç i quajmë por për ato që kanë një ndikim negativ tek secili prej nesh.

Duration:00:57:20

Olti Curri dhe Anxhela Peristeri zbulojnë detaje për këngën fituese të Shqipërisë në “Eurovision 2021”

3/29/2021
Në “Dilema Sociale” u diskutua për këngën fituese të Shqipërisë që do të na përfaqësojnë në “Eurovision 2021”. Olti Curri dhe Anxhela Peristeri zbuluan detaje rreth këtij projekti muzikor.

Duration:00:52:25

Dilema e Fushatës…

3/26/2021
Si gjykohet gjuha politike që përdorin partitë?! Për të diskutuar rreth kësaj teme ishin të ftuar në studio, Aleksandër Çipa, Sonila Meço dhe Adri Nurellari. Një diskutim rreth politikës, medias dhe mënyrës se si po bëhen fushatat elektorale.

Duration:00:57:31

A duhet të kemi besim tek të rinjtë në politikë?

3/22/2021
Dilema e të shtunës që lamë pas lidhet me përfshirjen e të rinjve në politikë dhe sa të besueshëm janë ata. Të ftuar në studio krah Eno Popit ishin; Ori Nebijaj, Spartak Ngjela dhe Boiken Abazi.

Duration:01:02:24

Nostalgjikët e ‘të mirave’ të Enverit!

3/19/2021
Teksa jemi në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, partitë politike po mbajnë fushatat elektorale qoftë nëpër takime e qoftë online. Pavarësisht sesa kanë ndryshuar kohët dhe sot jemi në demokraci, shumë persona kthehen pas në kohë për të kujtuar ‘të mirat’ e Enverit ashtu siç tha edhe inxhinierja Luljeta Bozo pak ditë më parë.

Duration:00:57:56